Divizioni Administrativ i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar (KKRF)

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit Administrativ të KKRF-së janë:

  •  Ndihmon në hartimin e planit vjetor të punës se KKRF-së;
  •  Përgatitë hartimin dhe azhurnimin e Standardeve të Kontabilitetit të Kosovës në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit, dhe i paraqet KKRF-së për aprovim;
  •  Monitoron ndryshimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK-ve) dhe Standardeve të Raportimit Financiar (SNRF-ve);
  •  Monitoron zbatimin e standardeve të auditimit të shoqërive tregtare obliguese për dorëzimin e pasqyrave financiare në KKRF;
  •  Proceson aplikacionet për auditor ligjor dhe firma audituese ligjore vendore dhe të jashtme;
  •  Organizon dhe udhëheq procedurat e licencimit dhe rilicencimit të auditorëve ligjor vendor dhe të jashtëm;
  •  Organizon dhe udhëheq procedurat e licencimit dhe rilicencimit të firmave ligjore vendore dhe të jashtme;
  •  Pranon Pasqyrat financiare të shoqërive tregtare të konsoliduara në pajtim me standardet ndërkombëtare të auditimit;
  •  Monitoron procedurat e përgatitjes së pasqyrave financiare të audituara;
  •  Përgatitë takimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme të Këshillit, dhe komisioneve pran Këshillit;
  •  Mirëmban dhe azhurnon listën e auditorëve dhe firmave audituese ligjore.
  •  Udhëheqësi i Divizionit Administrativ i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.