Ministria e Financave e Republikës së Kosovës
Naim Baftiu, është emëruar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave, më 22.06.2011.
Para se të emërohej në këtë detyrë, nga 23.03.2009, z. Baftiu ka qenë ushtrues detyre i sekretarë të përgjithshëm në Ministrisë e Ekonomisë dhe Financave, ndërsa nga 09.02.2004 ka qenë ka qenë drejtor i Departamentit të Administratës Qendrore në Ministri të Ekonomisë dhe Financave, ku ka qenë përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e Buxhetit vjetor të MEF-it, menaxhimin e burimeve njerëzore, prokurimit, teknologjisë informative, dhe logjistikës.
Në periudhën 2003 deri më 2004, z. Baftiu ka punuar zyrtar ligjor në MEF, ku në atë kohë ka qenë angazhuar në përpilimin e legjislacionit të MEF-it dhe në përgatitjen e strategjisë dhe planit të punës lidhur me legjislacionin e MEF-it që ka qenë në kuadër të Standardit V- Ekonomi.
Ndërsa, prej vitit 2000 deri 2003 ka qenë drejtor i Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, në Kuvendin Komunal të Ferizajt, ku ka qenë përgjegjës për menaxhimin, administrimin dhe ruajtjen e regjistrit kadastral të pronës shoqërore, publike dhe private në Kuvendin Komunal të Ferizajt, ka bërë mbikëqyrjen e ekspertëve gjatë caktimit dhe vërtetimit të kufijve të pronave të qytetarëve dhe institucioneve, mbikëqyrjen e pasurisë shoqërore, publike dhe komunale. Gjithashtu gjatë asaj kohe ka bërë themelimin dhe funksionimin e sektorit të Tatimit në Pronë.
Deri më 1998, ka ushtruar edhe detyra tjera të natyrës profesionale juridike dhe politike.
Naim Baftiu ka ndjekur studimet në Universitetin e Prishtinës, u diplomua më 1983, në Fakultetin Juridik.
Ai gjithashtu ka qenë edhe anëtar në borde dhe asociacione të ndryshme :
Anëtar i Këshillit Drejtues për ngritjen e kapaciteteve të kuadrove të Qeverisë të programit CBF(UNDP,KFOS).
Anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Institutit të Administratës Publike(IKAP), me vendim të Qeverisë së Kosovës.
Anëtar i Komisionit të Rregullave të Prokurimit Publik, i caktuar nga ministri i MEF-it në bazë të Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Ndërsa, tani është Kryesues i Grupit Punues për vlerësimin e implikimeve fiskale të Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian dhe integrimi i tyre në KASH dhe BKK, me vendim të Qeverisë së Kosovës.
Z. Baftiu ka lindur më 04 janar 1960 në Komogllavë, Komuna e Ferizajt. Jeton në Ferizaj së bashku me gruan dhe katër fëmijët.