Divizioni për Komunikim Publik

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim Publik janë:

  • Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit;
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë;
  • Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera mediale;
  • Mirëmban ueb faqen zyrtare të ministrisë;
  • Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatitë raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.
  • Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim Publik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.