Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë:

  • Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative dhe të logjistikës;
  • Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;
  • Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të Ministrisë;
  • Menaxhon punët e zyrës -sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;
  • Ofron shërbime logjistike për ministrinë.
  • Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
  • Në kuadër të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme bëjnë pjesë këto Divizione: 

    - Divizioni i Burimeve Njerëzore;

    - Divizioni për Buxhet dhe Financa; dhe

    - Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike.