Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave janë:

  • Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian;
  • Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian;
  • Ofron mbështetje në përafrimin e legjislacionit të ministrisë me acquis;
  • Koordinon aktivitetet e ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian;
  • Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Evropian, për fushëveprimtarinë e ministrisë.
  • Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
  • Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

    - Divizioni për Integrim Evropian; dhe

    - Divizioni për Koordinim të Politikave.