Departamenti Ligjor

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:

  • Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë;
  • Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë;
  • Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë;
  • Siguron përafrimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
  • Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës;
  • Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në kontestet gjyqësore.
  • Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
  • Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

    - Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit; dhe

    - Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të 

    - Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.