Departamenti i Buxhetit

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Buxhetit janë:

  • Përmirëson dhe koordinon formulimin e politikave buxhetore për te siguruar një lidhje më të mirë midis politikave dhe alokimit të burimeve, rritjes së efiçiencës së shpenzimeve publike, disiplinës fiskale si dhe transparencës më të lartë në procesin e hartimit dhe zbatimin e buxhetit;
  • Përgatitë Propozim Buxhetin e Kosovës
  • Përgatitë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve;
  • Zbaton Buxhetin e Kosovës;
  • Vlerëson Ndikimin Financiar të Politikave Qeveritare dhe legjislacionit;
  • Vlerëson kërkesat për ndryshimin e ndarjeve buxhetore;
  • Avancon sistemin e Buxhetit, procedurave buxhetore dhe forcon kapacitetet institucionale për zhvillimin dhe modernizimin e sistemit buxhetor;
  • Përgatitë dokumentet e domosdoshme për procesin buxhetor,
  • Menaxhon Sistemin e Zhvillimit dhe Menaxhimit të Buxhetit (SZHMB), dhe Programin e Investimeve Publike (PIP), në bashkëpunim me TI;
  • Avansoni mënyrën e raportimit dhe shfrytëzimin analitik të informatave rreth buxhetimit sipas performancës;
  • Ofron këshilla për politikat fiskale dhe mbështet profesionalisht Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës;
  • Ndihmon organizatat buxhetore rreth përgatitjes, ekzekutimit dhe monitorimit të buxheteve të tyre;
  • Analizon dhe përgatitë rekomandimet për ministrin rreth transfereve dhe dorëzimeve tjera që kanë të bëjnë me ndarjet buxhetor.
  • Udhëheqësi i Departamenti të Buxhetit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
  • Në kuadër të këtij Departamentit bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

    - Divizioni i Buxhetit Qendror

    - Divizioni i Buxhetit Komunal

    - Divizioni për Ekzekutimin e Buxhetit dhe Sistemeve

    - Divizioni për Politika Buxhetore Koordinim dhe Raportim