Ministria

MINISTRIA E FINANCAVE, PUNËS DHE TRANSFEREVE

Në bazë të Rregullores (QRK) - NR. 05/2020 për fushat e përgjegjësitë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive,Shtojca 5 , Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (në tekstin e mëtejmë: MFPT) ka përgjegjësitë si në vijim:

Përgatitjen e politikave publike, hartimin e akteve ligjore, hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore, si dhe përcaktimin e standardeve të detyrueshme në fushën e menaxhimit të financave publike, kontrollit të brendshëm dhe auditimit për sektorin publik, standardeve të kontabilitetit dhe raportimit financiar për sektorin privat dhe ndërmarrjet publike, borxhit publik, prokurimin publik, politikave makroekonomike dhe fiskale dhe ndihmës shtetërore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi;

Zbaton politikat publike dhe legjislacionin në fushën e menaxhimit të financave publike, kontrollit të brendshëm dhe auditimit për sektorin publik, standardeve të kontabilitetit dhe raportimit financiar për sektorin privat dhe ndërmarrjet publike, borxhit publik, prokurimin publik, politikave makro-ekonomike dhe fiskale dhe ndihmës shtetërore;

Bashkërendon menaxhimin e financave publike sipas përgjegjësive ligjore;

Siguron ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të Republikës së Kosovës;

Vlerëson politikat e qëndrueshme fiskale si dhe bën mbikëqyrjen fiskale, për zhvillimin e sektorit privat në Republikën e Kosovës;

Mbikëqyr zbatimin e rregullave për shpenzimin e parasë publike si dhe kontrollit të brendshëm për organizatat buxhetore, në zbatimin e legjislacionit në fuqi për menaxhimin e financave publike;

Menaxhon procesin e planifikimit buxhetor për përgatitjen e Ligjit Vjetor për Ndarjet Buxhetore, Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve si dhe të Programit të Borxhit Shtetëror;

Siguron ekzekutimin e ndarjeve buxhetore sipas Ligjit Vjetor për Ndarjet Buxhetore dhe legjislacionit në fuqi;

Regjistron dhe raporton për të gjitha të hyrat dhe të dalat nga Buxheti i Republikës së Kosovës;

 Negocion huamarrjen publike, menaxhon shërbimin e borxhit publik dhe pranon grante nga donatorët, sipas legjislacionit në fuqi;

Përfaqëson Republikën e Kosovës në institucionet ndërkombëtare financiare dhe bashkërendon aktivitetet me këto organizata;

Siguron zbatimin e legjislacionit tatimor dhe doganor në Republikën e Kosovës;

Siguron zbatimin e legjislacionin të sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike (menaxhimi financiar i kontrollit dhe auditimi i brendshëm) për të gjitha subjektet e sektorit publik;

Siguron zbatimin e legjislacionit për partneritet publiko - private në Republikën e Kosovës;

Bashkërendon aktivitetet me institucionet e tjera përkatëse dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit;

Bashkërendon zbatimin e procesit të kontrollit të ndihmës shtetërore;

Siguron realizimin e procedurave të prokurimit të centralizuar për nevojat e organizatave buxhetore;

Siguron përllogaritjen dhe ekzekutimin e pagave, skemave sociale dhe pensionale, sipas legjislacionit në fuqi;

Bashkërendon procesin e lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të financave publike, tatimeve, doganave dhe në fushën e përgjegjësive të saj; dhe

Kryen edhe detyra të tjera që i caktohen ministrisë me legjislacionin përkatës në fuqi.