Lajmet

Ministrja Bajrami priti në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde

15/09/2020

Ministrja e Financave, znj. Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde. Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe financave.

Ministrja Bajrami i uroi ambasadorit Rohde detyrën e re, dhe njëkohësisht shprehu falënderimet e Qeverisë së Kosovës për qeverinë dhe taksapaguesit gjermanë për kontributin e dhënë në mbështetje të zhvillimit të Kosovës.​