Lajmet

Të dashur qytetarë,

31/07/2020

Ministria e Financave ka kënaqësinë të ju njoftojë që sapo u miratua Buxheti i Rishikuar për vitin 2020.

Falënderojmë të gjithë deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës që votuan PËR, duke mundësuar kështu fillimin e implementimit të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike. 

 

Si Ministri e Financave, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjëherë pas dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të ekzekutojmë pagesat për masat e pakos së kaluar.

 

Përmes buxhetit të rishikuar, jemi siguruar që të ruajmë stabilitetin makro fiskal, të financojmë sektorin e shëndetësisë për t'u përballur me sukses me pandeminë COVID19, dhe të rigjallërojmë aktivitetin ekonomik në vendin tonë.