Lajmet

Ministrja Bajrami priti ambasadorin e Austrisë në Kosovë Christoph Weidinger

29/06/2020

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. Në këtë takim u bisedua për Programin e Qeverisë së Kosovës, menaxhimin e financave publike, Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të vendit, si dhe tema tjera të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Në emër të Ministrisë së Financave, Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadorin Weidinger për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën me projekte të ndryshme që kanë kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë si dhe në procesin e integrimit evropian.  

 

Nga ana e tij, ambasadori austriak Christoph Weidinger, pasi uroi znj. Bajrami për pozitën e Ministres së Financave, shprehu zotimin e shtetit të Austrisë për vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave në projekte të përbashkëta në fushën e ekonomisë, financave dhe fushave tjera të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë.