Lajmet

NJOFTIM

29/06/2020

Në mbështetje të Rregullores për Fushat dhe Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive dhe me qëllim të zbatimit të masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19, duke u bazuar në Ligjin Nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka marrë vendim për:

1. Shtyrjen e afatit deri më 15 gusht 2020 për dorëzimin e deklarimeve në Këshillin e Kosovës për Raportim Financiar (KKRF);   

 

2. Shtyrjen e afatit deri më 15 gusht 2020 për dorëzim në KKRF për publikim të pasqyrave vjetore financiare;

 

3. Shtyrjen e afatit deri më 15 gusht 2020 për dorëzim në KKRF të pasqyrave financiare vjetore, respektivisht pasqyrave financiare të konsoliduara dhe raportin e rishikimit të pasqyrave vjetore financiare të konsoliduara nga shoqëritë tregtare;

 

4. Shtyrjen e afatit deri më 15 gusht 2020 për dorëzimin e pasqyrave financiare të audituara në pajtim me SNA-të, në KKRF dhe publikimi i tyre, si dhe dorëzimi i tyre në Ministrinë përkatëse për tregti dhe industri;   

 

5. Shtyrjen e afatit deri më 15 gusht 2020 për dorëzimin në Agjencinë e Statistikave të Kosovës dhe në KKRF të pasqyrave për pozitën financiare, llogaritë e fitimit dhe humbjeve si dhe informatat shtesë lidhur me vitin paraprak kalendarik për qëllime statistikore dhe qëllime të tjera;

 

6. Shtyrjen e afatit deri më  15 gusht 2020 për raportimin vjetor të Shoqatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit.