Lajmet

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi priti në takim njohës ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Heldt

06/02/2020

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Held.

Ministri Bislimi e falënderoi Ambasadorin Heldt për vizitën dhe e informoi atë rreth prioriteve që Qeveria, respektivisht Ministria e Financave do t’i ketë gjatë mandatit 4 vjeçarë duke i siguruar vazhdimësinë e bashkëpunimit financiar me Qeverinë Gjermane si dhe duke shikuar drejt fushave të reja të bashkëpunimit. Ndër të tjera, Ministri Bislimi e ka siguruar palën gjermane që do të mbulojë shpenzimet e dalura nga qëndrimi i refugjatëve shqiptarë në Parkun e biznesit në Prizren që nga tërmeti në Shqipëri.

Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Held për procesin e hartimit të buxhetit të Kosovës si dhe harmonizimin e tij në përputhje me prioritetet të cilat dalin nga programi i Qeverisë Kurti.

Ndërsa, ambasadori gjerman Christian Heldt e uroi ministrin Besnik Bislimi për pozitën e ministrit dhe i ofroi ndihmën e tij dhe të Qeverisë Gjermane në fushën e bashkëpunimit financiar ndërmjet Qeverisë Gjermane me Qeverinë e Kosovës si dhe e informoi rreth projekteve që janë të përkrahura nga banka gjermane KfW dhe GIZ, ku ndër to është edhe Parku i biznesit në Prizren.