Lajmet

Ministri Bedri Hamza nënshkruan udhëzimin administrativ për lehtësime doganore dhe tatimore për invalidët e luftës

04/07/2019

Ministri i Financave Bedri Hamza ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ MF-NR. 003/2019 për procedurat e realizimit të të drejtave në lehtësimet doganore dhe tatimore për invalidët e luftës. Ky udhëzim ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe kushteve të realizimit të të drejtave për lirim nga detyrimet importuese për kategorinë e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në bazë të këtij udhëzimi pjesëtarët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e kanë statusin e invalidit të luftës të njohur nga institucionet e Republikës së Kosovës, me shkallë të invaliditetit nga grupi një deri në shtatë, lirohen nga çdo lloj tatimi dhe takse doganore për importimin e veturës speciale dhe pajisjeve ortopedike për përdorim personal të invalidit të luftës.

Ky udhëzim Administrativ hynë në fuqi, 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ministria e  Financave do të vazhdojë edhe më tutje me reformat në politikat fiskale, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.