Lajmet

Komisioni Evropian vlerëson Portalin e Transparencës së Ministrisë së Financave

30/05/2019

Në kuadër të Menaxhimit të Financave Publike, Komisioni Evropian në Raportin për Kosovën 2019, vlerëson Portalin e Transparencës së Ministrisë së Financave” https://ptmf.rks-gov.net/” , i cili në një format më të përdorshëm dhe të lexueshëm, ka ndikuar në rritjen e transparencës buxhetore për institucionet qendrore dhe ato komunale.

Me këtë rast, Ministri i Financave Bedri Hamza shpreh përkushtimin për avancimin e mëtutjeshëm të sistemit të portalit të transparencës së Ministrisë së Financave, në funksion të transparencës buxhetore dhe informimit më të mirë të qytetarëve të Kosovës për shpenzimin e parasë publike.