Lajmet

Misioni i Bankës Botërore viziton Ministrinë e Financave

25/02/2019

Ministri i Financave Bedri Hamza priti në takim delegacionin e Misionit të Bankës Botërore, të kryesuar nga Asli Senkal lidere e DPL-së për Kosovë në Bankën Botërore, ku diskutuan për aktivitetet potenciale për negocimin e një instrumenti të borxhit i ashtuquajtur si Operacioni për Zhvillimin e Politikave.

Gjatë takimit u konstatua se Operacioni për Zhvillimin e Politikave është instrument që është shfrytëzuar nga të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë, të cilat janë anëtare të Bankës Botërore. Ky instrument ndihmon vendet për përshpejtimin e arritjes së reformave përmes mbështetjes teknike nga Banka Botërore.

Në këtë takim u bë e ditur se fondet e operacionit të ashtuquajtur Operacioni për Zhvillimin e Politikave huazohen për mbështetje buxhetore kundrejt implementimit të një matrice të negociuar të aktiviteteve paraprake në fushën e reformave specifike.