Lajmet

Ministri Bedri Hamza priti në takim drejtoreshën për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës Florence Mangin

07/11/2018

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion francez të kryesuar nga drejtoresha për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës Florence Mangin, ku diskutuan në lidhje me zhvillimet në fushën financiare si dhe për ndihmën e ofruar nga shteti francez për Kosovën.

Me këtë rast, Ministri Hamza e njoftoi drejtoreshën Mangin për ecuritë buxhetore dhe stabilitetin makro-fiskal si dhe e falënderoi për përkushtimin e Qeverisë franceze ndaj Kosovës për ndihmën në projekte zhvillimore që përmirësojnë mirëqenien dhe jetën e qytetarëve të saj.

Ndërsa, drejtoresha për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës Florence Mangin e falënderoi ministrin Bedri Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes së shtetit francez ndaj institucioneve të Kosovës, si për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve.