Lajmet

Ministri Hamza: Gjermania partner strategjik i Kosovës

04/06/2018

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, ku diskutuan për progresin të cilin e ka arritur Kosova gjatë këtyre muajve në fushën e financave.

Ministri Bedri Hamza, falënderoi ambasadorin gjerman Christian Heldt dhe shtetin Gjerman, si partner strategjik i Kosovës, për ndihmën që vazhdon të jep për Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.

Me këtë rast e njoftoi atë për progresin dhe të arriturat në Ministrinë e Financave, për trendin pozitiv të të hyrave gjatë këtij gjashtë mujori, për nivelin e  shpenzimeve buxhetore, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.

Ministri Hamza gjithashtu njoftoi ambasadorin Heldt, për reformat në legjislacionin tatimor dhe planet e Ministrisë së Financave për reformat në politikat fiskale, në të mirë të të bërit biznes në Kosovë. 

Ndërsa, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, shprehi gatishmërinë e shtetit Gjerman për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e ndihmës për Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave.