Lajmet

MF bënë hapa të mëdhenjë në harmonizimin ligjor në fushën e tatimeve

28/04/2018

Ministria e Financave në kuadër të Planit të punës ka përfshirë në Programin e saj për vitin 2018 edhe hartimin e Koncept-dokumentit për trajtimin e kuadrit ligjor të tatimeve dhe procedurave në fushëveprimin e Administratës Tatimore, me qëllim që të hapet rruga për ndryshim plotësimin e tre ligjeve ekzistuese tatimore si dhe hartimin e ligjit të ri për Administratën Tatimore dhe Procedurat. Këto ndryshime do të ndikojnë në lehtësimin e procedurave dhe do të ndihmojnë bizneset në zhvillimin e tyre.

Ky Koncept-dokument po ashtu është i bazuar në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2017-2021 si dhe Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimit të Parave, Financimit të Terrorizmit dhe Krimeve Financiare për periudhën 2014-2018.
Në procesin e hartimit të këtij Koncept-dokumenti Ministria e Financave ka zhvilluar konsultime paraprake dhe konsultime publike me të gjithë akterët që kanë të bëjnë me këtë fushë dhe janë përfshirë kontributet relevante  nga palët e interesit.
Ministria e Financave, me qëllim të adresimit të problemeve me të cilat ballafaqohen tatimpaguesit dhe institucionet e zbatimit të Ligjit, përfshirë këtu edhe problemet përmbajtësore dhe ato teknike të ligjeve aktuale në fuqi, sfidave që lindin për harmonizimin e mëtejmë të këtyre ligjeve me legjislacionin e BE-së si dhe praktikave ndërkombëtare, ka themeluar Grupin Punues për Trajtimin e Kuadrit Ligjor të Tatimeve dhe Procedurave në Fushëveprimin e ATK-së.