Lajmet

FMN përgëzon Kosovën për Stabilitet Financiar

20/04/2018

Ministri i Financave Bedri Hamza në kuadër të takimeve pranverore në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankën Botërore në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u takua me zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtarë Tao Zhang.

Me këtë rast, ministri Hamza e njoftoj z. Zhang për progresin të cilin e ka arritur Kosova në  zhvillimit e saj, me theks të veçantë në fushën e financave, dhe gjithashtu shprehi respektin dhe falënderimin për mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtarë ndër vite që  i ka dhënë Kosovës.

Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi z.Zhang dhe stafin e tij  për trendin e mirë të të hyrave buxhetore në total që po realizohen në buxhetin e Kosovës, trendin e shpenzimeve, si dhe stabilitetin makro fiskale në përgjithësi.

Ai gjithashtu u shpreh se falë raporteve të shkëlqyera me Fondin Monetar Ndërkombëtarë, do të vazhdoj edhe në të ardhmen bashkëpunimi i sinqertë dhe transparent të konsultimit me Fondin Monetar Ndërkombëtarë për çdo ligj apo vendim i  cili do të sjellët nga Ministria e Financave.

Ndërsa, zëvendës zëvendësdrejtori Menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtarë Tao Zhang, falënderoi ministrin Bedri Hamza për vizitën në Fondin Monetar Ndërkombëtare, si dhe e përgëzoi atë për trendët pozitive të zhvilluara në fushën financave, të cilat po ndodhin në Kosovë.

Ai gjithashtu u shpreh se Kosova ka arritur fal punës profesionale dhe transparente të Ministrisë së Financave të ketë stabilitet të plotë Makro Fiskal  përkundër shumë kërkesave buxhetore dhe në të njëjtën kohë duke ndihmuar sektorin privat në  zhvillim të tij  përmes  politikave  fiskale. Kjo është një arritur e madhe që pa qenë në program me FMN është arritur nga vetë kosovarët.  

Z. Zhang gjithashtu u shpreh i lumtur që Fondi Monetar Ndërkombëtarë do të vazhdoj mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen, duke vlerësuar bashkëpunimin  e shkëlqyeshëm me Kosovën në këtë rast me Ministrin e Financave.

Në këtë takim gjithashtu ministri Bedri Hamza dhe zëvendësdrejtori Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtarë Tao Zhang, u pajtuan që këtë vit Ekipi i Misionit të FMN ta vizitojnë Kosovën.