Lajmet

Britania e Madhe vazhdon përkrahjen për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

08/03/2018

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruairi O'Connell, me të cilin biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe financave.

Ministri Hamza duke falënderuar Ambasadorin O'Connell për vizitën dhe bashkëpunimin, ai shfrytëzoj rastin për ta falënderuar popullin dhe shtetin britanik  për kontributin  dhe përkrahjen e vazhdueshëm që i ka dhënë Republikës së Kosovës, e në veçanti Ministrisë së Financave në zhvillimin ekonomik  dhe financiar të shtetit .

Ai më tej e njoftoi ambasadorin O'Connell për objektivat dhe aktivitetet e Ministrisë së Financave, sidomos me reformat në politikat fiskale, me qëllim të krijimit të një klime më të favorshme të të bërit biznes, si dhe krijimin e kushteve të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

Ndërsa, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruairi O'Connell, duke falënderuar Ministrin Hamza për mikpritjen , ai shprehi gatishmërinë e Britanisë së Madhe  për të vazhduar përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.