Lajmet

Ekzekutimi i pagave për muajin nëntor do të bëhet më herët për nder të festës së 28 Nëntorit

27/11/2017

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin nëntor.

Për shkak të festës së 28 Nëntorit, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, Ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë shqiptarëve u uron festën e 28 Nëntorit.