Lajmet

Më 30 gusht 2023 do të mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë për vitin 2023

28/08/2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 30 gusht 2023 do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2023.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro. Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.