Lajmet

Ministri Murati ka pritur në takim ambasadoren e Sllovenisë, znj. Minca Benedejçiq

15/11/2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejçiq.

Ministri Murati e informoi ambasadoren Benedejçiq lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike në vend, si dhe masat të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për t’u bërë ballë krizave globale me inflacion dhe energjinë. Tutje, Ministri e informoi ambasadoren edhe lidhur projektligjin e buxhetit për vitin 2023, i cili u miratua në Qeveri pak javë më parë.

Nga ana e saj znj. Benedejçiq e falenderoi Ministrin për pritjen dhe shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit, si dhe në ndarjen e praktikave më të mira në mes Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës.