Lajmet

Ministri Hekuran Murati priti në takim drejtorin e Zyrës rajonale të Agjencisë Franceze për Zhvillim Dominique Hautbergue

07/06/2021

Ministri i Financave, Punës dhe Tranfereve Hekuran Murati ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel dhe një delegacion të Agjencisë Franceze për Zhvillim, të udhëhequr nga Dominique Hautebergue, udhëheqës i Zyrës Rajonale së AFZH-së për Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast ministri Murati e falënderoi ambasadoren Marie-Christine BUTEL dhe udhëheqësin e Zyrës Rajonale së AFZH-së për Ballkanin Perëndimor Dominique Hautebergue për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gjithashtu njoftoi ata me prioritetet e Qeverisë së Kosovës siç janë  zhvillimi ekonomik dhe masat për zbutjen e ndikimit të pandemisë COVID-19 në ekonomi.

 

Ndërsa, drejtori i zyrës rajonale të Agjencisë Franceze për Zhvillim Dominique Hautebergue, prezantoi misionin e AFZH-së, si dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror ndemjet Kosovës dhe Francës, veçanërisht në projekte zhvillimore, të cilat kanë për fokus energjinë e ripërtrishme dhe barazinë gjinore në zhvillim ekonomik.