Lajmet

Më 11 maj 2021 do të mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë për vitin 2021

04/05/2021

Ministria e Financave njofton se më 11 maj 2021 do të mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 15 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

 

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.​