Lajmet

Ministri Murati zhvilloi takim virtual me Drejtorin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të FCDO-së

29/04/2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati zhvilloi sot takim virtual me drejtorin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të FCDO-së (Foreign, Commonwealth, and Development Office) Andrew Page dhe zëvendës kryeekonomistit të FCDO-së Tom Strachan si dhe ambasadorin britanik Nicholas Abbott.

Gjatë takimit u diskutua për ndikimin e pandemisë COVID -19 në zhvillimin ekonomik si dhe për masat që po merr Qeveria për luftimin e Pandemisë për rimëkëmbjen ekomomike të Kosovës. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për marrjen e masave për të siguruar qëndrueshmërinë fiskale dhe luftimin e informalitetit.

 

Të dy palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional  me theks të veçantë kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve dhe të ekonomisë në vendin tonë.