Lajmet

Zëvendësministri Ilir Kapiti merr pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti GAP për ndikimin e pandemisë Covid-19 dhe emigracioni legal i fuqisë punëtore nga Kosova në Gjermani

28/04/2021

Zëvendësministri Ilir Kapiti mori pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti GAP për studimin e ri të GAP-it titulluar Si do të ndikojë pandemia Covid-19 dhe kufiri i ri i imigracionit të Gjermanisë në migrimin nga Kosova.

Në këtë tryezë, gjithashtu u diskutua për skadimin e Rregullores fillestare të Ballkanit Perëndimor (RRBP) në vitin 2020 si dhe perspektivën profesionale të të rinjëve kosovarë.

Raporti i ri i prezantuar nga GAP është përditësim i studimit të vitit 2020, publikuar bashkërisht nga Instituti GAP dhe Këshilli i Ekspertëve i Fondacioneve Gjermane për Integrim dhe Migracion (SVR), i cili analizon trendet e emigracionit të fuqisë punëtore (2016-2019) nga Kosova në Gjermani.