Lajmet

Sqarim lidhur me rastin e ekzekutimit të pagës së disa kadetëve të Policisë së Kosovës

04/03/2021

Ministria e Financave sqaron se me rastin e ekzekutimit të pagave për muajin shkurt 2021 nga Thesari i Kosovës, përfshirë edhe shtesat për sektorët e caktuar, disa kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës, të cilët kanë hyrë për herë të parë në listën e pagave, iu është aplikuar koeficient jo-adekuat në sistemin e pagave, dhe si rezultat në llogarinë e tyre bankare është transferuar paga e cila nuk korrespondon me koeficientin për kadetët e rinj.

Kjo çështje teknike dhe administrative, pa pasoja ligjore dhe financiare, tashmë është rregulluar në sistemin e pagave nga Thesari në bashkëpunim me Administratën e Policisë së Kosovës, ku janë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me barazimin e duhur financiar dhe bankar, në përputhje me procedurat për këto procese.