Lajmet

MEMORANDUM I MIRËKUPTIMIT në mes të MINISTRISË SË FINANCAVE dhe INSTITUTIT TË KOSOVËS PËR ADMINISTRATË PUBLIKE

15/02/2021

Sot me datë 15.2.2021 në objektin e Institutit të Kosovës për Administratë Publike –IKAP, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes IKAP dhe Ministria e Financave / Republika e Kosovës.

Nga IKAP marrëveshjen e nënshkroi drejtoresha e përgjithshme znj. Refike Sülçevsi si dhe nga Ministria e Financave zv. Sekretari Përgjithshëm zt. Enis Spahiu.

Qëllimi i këtij memorandumi të bashkepunimit është që palët shprehin vullnetin e tyre për rritjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit në realizimin e trajnimeve që bien në fushëveprimin e MF, përfshirë por duke mos u limituar në trajnime të stafit të MF dhe trajnime të zhvilluara nga departamentet përkatëse të MF për grupe të interesit.