Lajmet

Ministrja Bajrami priti të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara

03/11/2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara. Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Ministrja Bajrami e falënderoi z. Ogasawara për mbështetjen e deritashme që shteti i Japonisë ka ofruar për Kosovën, duke shtuar se tashmë, pas hapjes së Ambasadës së Japonisë në Kosovë, është krijuar një momentum i mirë për ta avancuar më tej bashkëpunimin ndërshtetëror.

Ambasadori japonez Ogasawara, falënderoi Ministren Bajrami për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të Japonisë për ta thelluar më tej bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës në fushën ekonomisë, tregtisë dhe investimeve.

Të dyja palët u pajtuan që të punojnë së bashku në përgatitjen e seminarit të biznesit Kosovë-Japoni që pritet të mbahet në mënyrë virtuale në muajin janar 2021.