Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Politikave Fiskale dhe Tregjeve Financiare janë:
· Harton politika fiskale në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit, qëndrueshmërisë buxhetore dhe të rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve;
· Përpilon parashikime fiskale për periudhën afatmesme me qëllim të përcaktimit të kornizës së përgjithshme makroekonomike dhe parametrave të përgjithshëm të buxhetit;
· Përgatitë skenarët alternativ mbi vlerësimin e humbjeve / përfitimeve si rezultat i propozimeve për ndryshim të normave tatimore, uljes dhe propozimeve tjera që vijnë nga Qeveria;
· Përcjelljë vazhdimisht trendet e të hyrave tatimore dhe jo-tatimore si dhe analizon çështjet tatimore;
· Publikon dokumentet hulumtuese mbi çështjet e caktuara fiskale;
· Vlerëson programet, ndarjet buxhetore, dhe politikat tjera shpenzuese përfshirë analizat e ndarjeve alternative të buxhetit;
· Mbështet Ministrin e Financave në zhvillimin e politikave kombëtare në fushën e tregjeve financiare dhe shërbimeve financiare;
· Zhvillon aktivitete që mundësojnë dhe ndihmojnë zhvillimin e tregjeve financiare dhe shërbimeve financiare të ofruara në Republikën e Kosovës;
· Përgatitë analiza dhe raporte në fushën e tregjeve financiare.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Politikave Fiskale janë:
· Hulumton përvojat dhe politikat evendeve të tjera, përfshirë këtu vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve në regjion, në mënyrë që Kosova të jetë sa më afër politikave dhe legjislacionit fiskal të këtyre vendeve;
· Përgatitë legjislacionin tatimor, doganor si dhe ligjet që trajtojnë procedurat tatimore, përkujdeset për aspektin ligjor dhe rregullativ të politikave të aprovuara dhe përgatit bazën ligjore që përcjell ndryshimet në fushën e politikave fiskale;
· Vlerëson humbjet e mundshme buxhetore të Qeverisë, si rezultat i propozimeve të përjashtimeve tatimore, uljes së normave tatimore dhe propozimeve tjera që vijnë nga Qeveria;
· Përgatitë skenarët alternativ për gjetje të burimeve shtesë të hyrave buxhetore përmes ndryshimit të politikave fiskale;
· Analizon politikat ekonomike sektoriale duke siguruar përputhshmërinë me politikat e gjëra makroekonomike dhe prioritetet e qeverisë;
· Bashkëpunon me ministritë e linjës për të siguruar që strategjitë shpenzuese (në kuadër të KASH-it) të reflektojnë politikat sektoriale, makroekonomike dhe prioritetet e qeverisë;
· Përpilon dhe rishikon matricën e politikave qeveritare dhe sektoriale në kuadër të KASH-it;
· Vlerëson programe, ndarje buxhetore, dhe politika tjera shpenzuese përfshirë analizat e ndarjeve alternative të buxhetit;
· Bën analizën e ndikimit fiskal të dokumenteve të planifikuara planifikuese/strategjike në ekonominë e vendit dhe implikimet fiskale të tyre.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Tregjeve Financiare janë:
· Udhëheq dhe koordinon përpilimin dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore të nevojshme për zhvillim dhe funksionim sa më të mirë të tregjeve financiare dhe ofrimit të shërbimeve financiare;
· Udhëheq procesin e themelimit të tregut të aksioneve dhe tregjeve tjera financiare;
· Udhëheq procesin e vlerësimit kreditor të shtetit si dhe mirëmban marrëdhëniet me agjenci të vlerësimit kreditor;
· Propozon dhe dizajnon instrumente të reja të borxhit, me qëllim zhvillimin e tregut;
· Përpilon politikat për investimin e mjeteve financiare që ka në dispozicion Qeveria e Republikës së Kosovës;
· Përgaditë studime dhe analiza të zhvillimit të tregjeve dhe shërbimeve financiare në vend, si dhe për vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian.