Arkivi i lajmeve

Ministri Avdullah Hoti takohet me homologun e tij të Luksemburgut z. Pierre Gramegna Agim Krasniqi

16/04/2016

Në kuadër të takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po zhvillohen në Uashington DC, Ministri i Financave Avdullah Hoti është takuar me Ministrin e Financave të Luksemburgut z. Pierre Gramegna.

Në kuadër të takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po zhvillohen në Uashington DC, Ministri i Financave  Avdullah Hoti është takuar me Ministrin e Financave të Luksemburgut z. Pierre Gramegna.

 

Në këtë takim temë thelbësore ishin zhvillimet e përgjithshme ekonomike në Kosovë,si dhe bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në sektorin e ujit, shendetesisë, trajnimeve për aftësimin profesional (vocational trainings), si dhe trajnime në fushat tjera me interes për institucionet e Kosovës.

 

Ministri i  Financave i Luksemburgut z. Pierre Gramegna ka  vlerësuar lartë të arriturat ekonomike të Kosovës dhe ka shprehur përkrahjen e tij për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Luksemburgut.

 

Në këtë drejtim, z.Gramegna ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Luksemburgu për ti ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti Doganën, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganës dhe  Departamentin e PPP-së, me trajnime rreth implementimit të marrëveshjes së MSA.

 

Ministri Hoti po ashtu ka ftuar z.Gramegna për një vizitë zyrtare në Kosovë, e cila vizitë pritet të realizohet gjatë fundit të këtij viti.