Thesari

Thesari është themeluar me rregulloren e UNMIK-ut ne vitin 1999. Me krijimin e Autoritetit Qendror Fiskal në dhjetor 2003 pas formimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe hartimit të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive Thesari është i vendosur dhe funksionon në kuadër te Ministrisë së Financave.

Thesari i Kosovës është përgjegjës për menaxhimin e fondit të konsoliduar të Republikës së Kosovës si dhe përmbushjen e të gjitha përgjegjësive të cilat i janë dhënë në bazë të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Rregullores (QRK) Nr. 06/2014 Për Organizimin dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës se Thesarit te Kosovës dhe akteve tjera nen-ligjore ne fuqi.

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Thesari vepron me autonomi substanciale dhe është përgjegjës përveç tjerash për organizimin dhe personelin e vet dhe udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili i raporton drejtpërsëdrejti Ministrit të Financave.

Fushëveprimtaria dhe përgjegjësitë e Thesarit klasifikohen në katër fusha kryesore, të cilat udhëhiqen nga Zëvendësdrejtoret sipas fushave dhe përgjegjësive te caktuara:

  • Menaxhimi i parasë tsë gatshme dhe borxhit publik
  • Operimet dhe sistemi
  • Kontabiliteti, Raportimi dhe Monitorimi
  • Administrata dhe TI

 

Fushëveprimtaria e Thesarit po ashtu mund të përmblidhet si vijon:

  1. Menaxhon ekzekutimin e buxhetit të Republikës së Kosovës (BRK), permes alokimit të fondeve sipas Rrjedhës së Parasë së Organizatave Buxhetore, dhe përmes praktikave të Llogarisë së Vetme të Thesarit,
  2. Menaxhon llogaritë bankare të BRK brenda dhe jashtë vendit,
  3. Menaxhon borxhin publik (borxhin e jashtëm dhe atë të brendshëm të definuar sipas Ligjit për Borxhin Publik),
  4. Themelon dhe mirëmban regjistrat kontabël të BRK,
  5. Përgatit raportet financiare për Qeverinë Përgjithshme në Republikën e Kosovës,
  6. Përmes funksionit të Operimeve ushtron rolin e tij në raport me Organizatat Buxhetore në inkasimin e të hyrave dhe shpenzimin e parasë publike,
  7. Menaxhon Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK), dhe funksionimin e TI të Thesarit,
  8. Menaxhon Listën e Pagave (Payroll) të të gjithë të punësurave që marrin pagë nga BRK dhe ekzekuton çekun e pagave në periudha mujore.
  9. Sipas politikave të vendosura koordinuese me MPMS-ne, në baza mujore ekzekuton skemat sociale për të gjitha kategoritë sociale sipas legjislacionit në fuqi
  10. Organizon dhe menaxhon buxhetin dhe personelin e Thesarit.

 

Me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive, Thesari ka përgatitur dhe aprovuar një sërë aktesh nënligjore përfshirë procedura të cilat janë publikuar në webfaqen e Ministrisë. Po ashtu, Thesari përgatit dhe publikon raporte te ndryshme financiare si dhe konsolidon dhe përgatit pasqyrat vjetore financiare për qeverinë e përgjithshme te cilat janë subjekt i auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Këto raporte po ashtu publikohen ne webfaqen e Ministrisë.

Vizioni

Vizioni i Thesarit është që përmes zbatimit të legjislacionit në fuqi të arrihet praktikat më të mira në menaxhimin e fondeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke siguruar transparence, llogaridhënie dhe efikasitet.

Organizimi i brendshëm i Thesarit

Thesari udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm, kurse në kuadër të menaxhmentit të lartë ka katër zëvendësdrejtorë të përgjithshëm përgjegjës secili për fushat e caktuara. Në kuadër të Thesarit janë të sistemuara 11 Divizione, përfshirë këtu edhe Divizionin e Pagave.

Menaxhmenti i larte i Thesarit perbehet nga:

  Z. Nysret Koca , zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit

  E-mail: nysret.koca@rks-gov.net

 

Znj. Medije Musliu, Zëvedësdrejtore e Përgjithshme për Operime

E-mail: medije.musliu@rks-gov.net

 

Z. Xhevat Zejnullahu, Zëvedësdrejtor i Përgjithshëm për Administratë dhe TI

E-mail: xhevat.zejnullahu@rks-gov.net

 

  Z. Gazmend Syla , u.d Zëvedësdrejtor i Përgjithshëm për Kontabilitet, Raportim dhe Monitorim

 E-mail: gazmend.syla@rks-gov.net

 


Thesari ka edhe Njësisë së auditimit te brendshëm që udhëhiqet nga znj. Ilirjana Gashi. 

Shkarko dokumentin në link PDF

 

Për raportet dhe pasqyrat financiare kliko këtu

Për raportet e borxhit publik, kliko ketu

Për rregulloret kliko këtu

Për procedurat e Thesarit, kliko ketu