Komunikatat për Media

Ministri Bedri Hamza priti në takim udhëheqësin e ri të Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë Rastislav Kostilník

14/05/2019

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim udhëheqësin e ri të Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë Rastislav Kostilník, ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Me këtë rast, Ministri Hamza e njoftoi z. Kostilník për punën dhe të arriturat e Ministrisë së Financave, me theks të veçantë në ruajtjen e qëndrueshmërisë makro fiskale  si dhe për avancimin e kushteve të të bërit biznes, me theks të veçantë për sektorin e prodhimtarisë, si një nga faktorët kryesorë për zhvillimin ekonomik të vendit.   

Ndërsa, udhëheqësi i ri i Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë Rastislav Kostilník, e vlerësoj lartë pritjen nga Ministri Hamza dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe financave.