Komunikatat për Media

Ministri Bedri Hamza priti në takim ambasadoren finlandeze në Kosovë Pia Stjernvall

13/05/2019

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërinstitucional, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.

Ministri Hamza e vlerësoi lartë ndihmën dhe bashkëpunimin e shtetit Finlandez, si dhe e njoftoi ambasadoren Stjernvall për masat që janë marrë deri më tani  për krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes, me theks të veçantë për sektorin e prodhimtarisë, si një faktorët kryesorë për zhvillimin ekonomik të vendit.   

Ndërsa, ambasadorja finlandeze Stjernvall shprehi gatishmërinë e shtetit të saj për thellimin e bashkëpunimit dhe ndihmën ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e Ministrit Hamza në krijimin e kushteve të favorshme të të bërit biznes.