Komunikatat për Media

Komisioni për lirime në import njofton të gjitha subjetet prodhuese

11/01/2019

Në bazë të nenit 29 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi vlerën e Shtuar dhe nenin 48 të Udhëzimit Administrativ nr. 03/2015 dhe vendimet e Qeverisë 13/07 & 14/07, se të gjitha autorizimet e lëshuara nga Komisioni për lirime për vitin 2018 do të zbatohen deri më datën 28.02.2019.

Duke marrë parasysh numrin e madh të kërkesave të subjekteve prodhuese dhe pengesave afariste të paraqitura gjatë importit, komisioni bazuar në kompetencat që i jep legjislacioni tatimor vendosi që autorizimet e vitit 2018 të aplikohen deri më datë 28.02.2019 për të krijuar hapësirë të mjaftueshme kohore që në mënyrë profesionale të trajtohen kërkesat e reja duke mos penguar prodhuesit në afarizmin e tyre dhe të lehtësohet komunikimi me Doganën e Kosovës.

Kërkohet nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja që të gjitha procedurat doganore dhe tatimore të aplikohen bazuar në vendimet e lëshuara nga komisioni për lirime për subjektet prodhuese për vitin 2018, përfshirë Aneksin 1 dhe Aneksin 2.

Komisioni për lirime kërkon nga të gjitha subjektet prodhuese që të shfrytëzojnë afatin deri me 28.02.2019 për të aplikuar për vendimin e ri për vitin 2019, ashtu siç parashihet me nenin 29 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi vlerën e Shtuar dhe nenin 48 të Udhëzimit Administrativ nr. 03/2015 si dhe në përputhje me vendimet e Qeverisë 13/07 & 14/07.