Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave përbëhet nga: 

  • Sekretari i përgjithshëm; dhe
  • Personeli Mbështetës

Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me nenin 38 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore dhe legjislacionin përkatës në fuqi. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit mbështetës të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin për shërbimin civil në fuqi.