Lajmet

Përmbyllen negociatat me Bankën Botërore për Marrëveshjen financiare ndërkombëtare për Projektin për Patundshmëri dhe Infrastrukturë Gjeo-hapësinore

15/11/2018

Ekipi Negociator për Projektin për Patundshmëri dhe Infrastrukturë Gjeo-hapësinore (REGIP), i themeluar me vendim të Ministrit të Financave, ndërsa i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit në Ministrinë e Financave Ahmet Ismaili dhe i përbërë nga përfaqësuesit e disa institucioneve qeveritare, duke përfshirë edhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës, ka përmbyllur në Prishtinë negociatat për marrëveshjen financiare ndërkombëtare (kredi koncesionale) për Projektin për Patundshmëri dhe Infrastrukturë Gjeo-hapësinore (REGIP) me Bankën Botërore, në vlerë prej 14.6 milionë euro.

Ky projekt ka për qëllim rritjen e cilësisë së administrimit të tokës, të dhënave si dhe shërbimeve gjeo-hapësinore, ri-ndërtimin e kadastrave si dhe rritjen e transparencës përmes qasjes në këto të dhëna për të gjitha zonat kadastrale në Kosovë, përmes platformave të ndryshme elektronike, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe tregut të patundshmërive.