Lajmet

Ministri Murati priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën Japoneze, z. Yamanaka

19/05/2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka pritur sot në një takim njoftues të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën Japoneze, z. Keisuke Yamanaka.

Gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes për të dyja palët. Ministri Murati ka falenderuar z. Yamanaka për mbështetjen e deritanishme të shtetit japonez, duke theksuar se Japonia ka qenë gjithmonë një përkrahëse e fuqishme e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Tutje, Ministri ka potencuar se Kosova ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin me Japoninë në sferën e ekonomisë, duke i dhënë theks të veçantë investimeve japoneze. Në këtë kontekst, Ministri ka përmendur moshën e re të popullsisë dhe fuqinë punëtore të kualifikuar që e karakterizon tregun e punës në Kosovë.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Japonisë z. Yamanaka, e falenderoi Ministrin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit, si në ndarjen e praktikave më të mira ashtu edhe në projekte konkrete në fushën e ekonomisë.