Lajmet

Ministri Murati priti në takim Drejtoreshën e UN-it në Kosovë Ulrika Richardson

07/05/2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti në takim drejtoreshën e UN-it nё Kosovё Ulrika Richardson si dhe përfaqësuesit e agjencive vartëse të UN-it. Gjatë takimit u bisedua për rolin e UN-it në Kosovë si dhe për rritjen e bashkëpunimit.

Ministri Murati e njoftoi znj. Richardson për prioritetet e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të cilat dalin nga Plani i Qeverisë Kurti. Ministri Murati po ashtu e informoi znj. Richardson për situatën makrofiskale si dhe për masat për zbutjen e ndikimit të pandemisë COVID-19 në ekonomi.

Ndërsa  Drejtoresha e UN-it në Kosovë Ulrika Richardson falënderoi ministrin Murati për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e saj dhe të institucionit të cilin përfaqëson për të përkrahur Kosovën në fusha të ndryshme përmes projekteve të shumta të cilat kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.