12/05/2021
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Ilir Kapiti dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly, kanë vizituar sot Qendrën e Aftësimit Profesional në Ferizaj.
Gjatë kësaj vizite, zëvendësministri Kapiti dhe ambasadori zviceran Kolly, vlerësuan lartë punën dhe angazhimin e stafit të Qendrës së Aftësimit Profesional në Ferizaj, si dhe u njoftuan nga afër me profilet e trajnimeve dhe kushtet që ofron kjo qendër, për aftësimin profesional të qytetarëve të regjionit të Ferizajt, me qëllim të përgatitjes së tyre për tregun e punës dhe njëherit uljen e papunësisë në vend.