Arkivi i lajmeve

Ministri Murati priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Christoph Weidinger

07/05/2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Christoph Weidinger. Në këtë takim u bisedua për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Ministri Murati falënderoi Ambasadorin Weidinger për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Austrisë ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën. Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Weidinger për masat që ka ndërmarrë Qeveria për zbutjen e ndikimit që pandemia COVID-19 ka pasur në ekonominë e vendit si dhe për hapat që do të marrë Qeveria për rimëkëmbjen e vendit.

Ndërsa, ambasadori austriak Christoph Weidinger, e falënderoi ministrin Murati për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit të Austrisë për vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në projekte të përbashkëta si dhe ofrimin e ndihmës në integrimin evropian të Kosovës.