Video Galeria

Ministria


Përshkrimi i Funksioneve të Ministrisë së Financave

Në bazë të shtojcës 2 të Rregullores së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02/2011 për fushat dhe përgjegjësitë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, Ministria e Financave ka këto kompetenca :

i. Bashkërendon zhvillimin dhe siguron realizimin e balancuar të buxhetit vjetor për 

administratën publike;

ii. Krijon buxhete shumëvjeçare dhe programe afatgjata për investime publike në 

bashkëpunim me institucionet e administratës publike;

iii. Bashkërendon me institucionet e administratës publike dhe, sipas nevojës, me 

donatorët multilateralë e bilateralë për çështjet që kanë të bëjnë me financimin nga 

donatorët dhe kontributet e dhuruara;

iv. Siguron përdorimin efektiv dhe transparent të fondeve të donatorëve për qëllimet e 

akorduara; 

v. Kujdeset që të gjitha të ardhurat dhe burimet e tjera të financimit nga institucionet 

e administratës publike, duke përfshirë dhe ndihmat financiare vullnetare, të 

regjistrohen sipas rregullave buxhetore;

vi. Siguron zbatimin e legjislacionit tatimor dhe doganor në Republikën e Kosovës;

vii. Regjistron dhe iu raporton institucioneve të administratës publike si dhe këshillit 

Ekonomik e Fiskal për të ardhurat dhe të dalat e buxhetit të institucioneve të 

administratës publike; 

viii. Mbikëqyr institucionet e administratës publike për zbatimin e rregullave dhe 

procedurave në fuqi përkitazi me shpenzimet publike, duke përfshirë prokurimin 

publik pa paragjykim ndaj kompetencave të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm; 

ix. Përkrah aktivitetet kundër mashtrimit dhe korrupsionit në institucionet e 

administratës publike, si dhe vetëdijesimin kundër mashtrimeve në përgjithësi;

x. Në sektorin publik e privat siguron miratimin dhe zbatimin e standardeve 

të kontabilitetit në përputhje me standardet përkatëse ndërkombëtare të 

kontabilitetit;

xi. Në promovimin, ndryshimin e të gjitha projekteve në fushën e partneritetit publiko-
privat;

xii. Ofron politika të qëndrueshme fiskale;

xiii. Hyrje në borxhe publike sipas legjislacionit në fuqi;

xiv. Lidh marrëveshje bilaterale për bashkëpunim administrativ në fushën e doganave 

dhe eliminimit të taksave të dyfishta; 

xv. Bashkërendon dhe koordinon aktivitetet e institucioneve ndërkombëtare financiare; 

xvi. Siguron infrastrukturë ligjore për zhvillimin e sektorit privat në Republikën e 

Kosovës; 

xvii. Siguron ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit përmes hartimit të politikave 

të qëndrueshme ekonomike;

xviii. Harmonizon politikat dhe legjislacionin në fushën e auditimit të brendshëm;

xix. Ushtron funksionimin e saj në fushën e inteligjencës financiare, dhe 

xx. kryen edhe detyra të tjera që i caktohen Ministrisë me legjislacionin përkatës në fuqi.

EmertimiShkarko
Shkarko Organogramin e Ministrisë së Financave Shkarko