Video Galeria

Hyrja Departamenti i Thesarit

Departamenti i Thesarit është themeluar me rregulloren e UNMIK-ut ne vitin 1999. Me krijimin e Autoritetit Qendror Fiskal në dhjetor 2003 pas formimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, ky Departament ka kaluar ne kuadër te Ministrisë se Ekonomisë dhe Financave.

Udhëheqësja dhe përgjegjësitë kryesore të departamentit të Thesarit janë paraqitur në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. Këto përgjegjësi përfshijnë:

 

  • Menaxhimin e fondit të konsoliduar të Kosovës
  • Menaxhimin e llogarive bankare
  • Menaxhimin e shpenzimit të fondeve
  • Vendosjen e proceseve të mbledhjes së parave publike
  • Themelimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave kontabël
  • Përgatitjen e pasqyrave financiare dhe 
  • Mirëmbajtjen e Rregullave financiare

Vizioni

Vizioni i përgjithshëm i departamentit të Thesarit është të arrihet praktika më e mirë në menaxhimin e fondeve publike nga ana e qeverisë së Kosovës.

 

Raportimi

Departamenti i Thesarit momentalisht ka linja të raportimit të dyfishtë, dhe i raporton qeverisë përmes Ministrit të ekonomisë dhe financave dhe Përfaqësuesit special të Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

 

Shkarko - Strukturen organizative të Departamentit të Thesarit

Shkarko - Plani i punës 2010 – 2013 

2007

DokumentetShkarko
Dokumenti i punesShkarko