Sekretar i përgjithshëm

Naim Baftiu, është emëruar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave, më 22.06.2011.

Para se të emërohej në këtë detyrë, nga 23.03.2009, z. Baftiu ka qenë ushtrues detyre i  sekretarë të përgjithshëm në Ministrisë e Ekonomisë dhe Financave, ndërsa nga 09.02.2004 ka qenë   ka qenë  drejtor i Departamentit të Administratës Qendrore në Ministri të Ekonomisë dhe Financave, ku ka qenë përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e Buxhetit vjetor të MEF-it, menaxhimin e burimeve njerëzore, prokurimit, teknologjisë informative, dhe logjistikës.

Në periudhën 2003  deri më 2004, z. Baftiu ka punuar zyrtar ligjor në MEF, ku në atë kohë ka qenë  angazhuar në përpilimin e legjislacionit të MEF-it dhe në përgatitjen e strategjisë dhe planit të punës lidhur me legjislacionin e MEF-it që ka qenë në kuadër të Standardit V- Ekonomi.

Ndërsa, prej vitit 2000 deri 2003 ka qenë drejtor i Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, në Kuvendin Komunal të Ferizajt, ku ka qenë përgjegjës për menaxhimin, administrimin dhe ruajtjen e regjistrit kadastral të pronës shoqërore, publike dhe private në Kuvendin Komunal të Ferizajt, ka bërë mbikëqyrjen e ekspertëve gjatë caktimit dhe vërtetimit të kufijve të pronave të qytetarëve dhe institucioneve, mbikëqyrjen e pasurisë shoqërore, publike dhe komunale. Gjithashtu gjatë asaj kohe ka bërë themelimin dhe funksionimin e sektorit të Tatimit në Pronë.

Deri më 1998, ka ushtruar edhe detyra tjera të natyrës profesionale juridike dhe politike.

Naim Baftiu ka ndjekur studimet në Universitetin e Prishtinës, u diplomua më 1983, në Fakultetin Juridik.

Ai gjithashtu  ka qenë edhe anëtar në borde dhe asociacione të ndryshme :

 Anëtar i Këshillit Drejtues për ngritjen e kapaciteteve të kuadrove të Qeverisë të programit CBF(UNDP,KFOS).

 Anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Institutit të Administratës Publike(IKAP), me vendim të Qeverisë së Kosovës.

 Anëtar i Komisionit të Rregullave të Prokurimit Publik, i caktuar nga ministri i MEF-it në bazë të Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Ndërsa, tani është Kryesues i Grupit  Punues për vlerësimin e implikimeve fiskale të Planit të Veprimit të  Partneritetit Evropian  dhe integrimi i tyre në KASH dhe BKK, me vendim të Qeverisë së  Kosovës.

Z. Baftiu ka lindur më 04 janar 1960 në Komogllavë, Komuna e Ferizajt. Jeton në Ferizaj  së bashku me gruan  dhe katër fëmijët.