Departamenti Qendror Harmonizues

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Qendror Harmonizues (DQH) janë:

  • Përgatitë rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, modelet, statutin e auditimit të brendshëm, kodin e etikës dhe standardet profesionale për ushtrimin e auditimeve të brendshme nga auditorët e brendshëm dhe Njësitë e Auditimit të Brendshëm;
  • Bënë vlerësime të jashtme, për rishikimin e sigurisë së cilësisë dhe kryerjes së auditimit të brendshëm në subjektin e sektorit publik;
  • Ofron këshilla profesionale për Njësitë e Auditimit të Brendshëm dhe auditorët e brendshëm në të gjitha aspektet e auditimit, planet e punës, praktikat e mira evropiane të auditimit të brendshëm, si dhe cilësinë dhe funksionimin adekuat të sistemit të auditimit të brendshëm;
  • Aranzhonë dhe institucionalizon sistemin e trajnimit profesional dhe të vazhdueshëm për auditim të brendshëm;
  • Lëshon dhe revokon licenca për auditor të brendshëm;
  • Mbledh dhe përpunon të dhënat nga subjektet e sektorit publik për aktivitetet e auditimit të brendshëm;
  • Mirëmban regjistrat e auditorëve të brendshëm të licencuar;
  • Harton dokumentet strategjike, legjislacionin sekondar dhe udhëzimet në fushën e MFK-së, në pajtueshmëri me standardet e pranuara ndërkombëtare, praktikat dhe rregulloret në Bashkimin Evropian;
  • Harton politikat për zhvillimin, përmirësimin dhe monitorimin e MFK-së, si dhe përcakton përmbajtjen e programeve të trajnimit dhe të koordinoj programet e trajnimit në fushën e MFK-së;
  • Vlerëson përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve të MFK-së në organizatat buxhetore;
  • Përshkruan formën e raporti vjetor, procedurat dhe afatet e fundit për raportim për MFK;
  • Monitoron zbatimin e rregulloreve në fushën e MFK-së, bazuar në raportet vjetore të pranuara nga organizatat buxhetore;
  • Përgatitë raportet e konsoliduara vjetore për MFK-në, si dhe koordinon dhe përkrah trajnimin profesional në fushën e MFK-së në organizatat buxhetore.
  • Udhëheqësi i Departamentit Qendror Harmonizues në aspektin operativ raporton tek Ministri, ndërsa në aspektin administrativ i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
  • Në kuadër të këtij Departamentit bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

    - Divizioni Qendror për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm; dhe 

    - Divizioni Qendror Harmonizues për Menaxhim Financiar dhe Kontroll.