Ministri

 

 

        BEDRI HAMZA

        Ministër i Financave

 

 

 

Më 09 shtator 2017 z. Bedri Hamza u emërua Ministër i Financave i Republikës së Kosovës.

Funksione tjera të cilat i ka ushtruar z. Bedri Hamza para marrjes së mandatit të Ministrit të Financave janë:

Më 26 mars 2013 me dekretin e Presidentes së Republikës së Kosovës, u emra në pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ku në funksionin e tij si Guvernator  ka propozuar dhe zbatuar politikat e Bankës Qendrore për të realizuar objektivat e parashtruara konform nenit të 7 të Ligjit të Bankës Qendrore .

Më 22 shkurt 2011 u emërua Ministër i Financave i Republikës së Kosovës, ku në mandatin e tij si funksion bazë kishte hartimin e politikave financiare dhe çështjeve buxhetore në Kosovë.

Po ashtu ka qenë përgjegjës edhe për këto fusha:

  • përgjegjës për hartimin e buxheteve vjetore të Kosovës ,
  • përgjegjës për zhvillimin e strategjive fiskale dhe financiare.
  • ka shërbyer si guvernator i Kosovës në Bankën Botërore si dhe ka menaxhuar me sukses programin me FMN-në .
  • ka monitoruar edhe programin e ndihmave për Kosovën të organizatave ndërkombëtare dhe donatorëve.

Nga viti 2008-2011-të, ka qenë i angazhuar në postin e Zëvendësministrit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe ka ushtruar këto funksione :

  • përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e politikave fiskale,
  • përgjegjës për çështjet buxhetore dhe financiare,
  • zëvendësguvernator i Kosovës në FMN dhe Bankën Botërore.

Në periudhën 1987 - 1990, z. Hamza ka punuar në KXMK “Trepça” në Mitrovicë, ku ka ushtruar postin e udhëheqësit të Kontabilitetit dhe Financave në Metalurgjinë e Plumbit.

Gjatë viteve 1990 – 1998 ka punuar në biznesin privat.

Prej vitit 2000 deri në vitin 2003, ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

z.Bedri Hamza diplomoi në vitin 1987 në Fakultetin Ekonomik, kurse studimet pasdiplomike të gradës akademike master i ka përfunduar me temën ”Problemet e përsosjes së sistemit fiskal në Republikën e Kosovës”. Aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoratës në Universitetin e Tiranës.

Ministri Bedri Hamza është i lindur më 08.11.1963 në Klinë të Epërme, Komuna e Skenderajt.

Jeton në Mitrovicë me bashkëshorten e tij znj. Remzie dhe kanë tre fëmijë: Doruntinën, Diellzën dhe Ensarin.