Lajmet

Qeveria e Kosovës ka mbajtur për herë të parë Ankandin e Letrave me Vlerë me maturitet 7 vite

30/08/2017

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje Ankandin e Letrave me Vlerë KV013-17, Obligacion Qeveritar me maturitet 7 vite në vlerë nominale 10 milionë euro. Kjo është hera e parë që u ofertua për një afat të tillë 7 vjeçar.

Fondet e huazuara përmes këtij ankandi janë emetim i ri dhe do të shërbejnë për financimin e buxhetit sipas kalendarit të letrave me vlerë.

Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë prej 17.40 milionë euro, kurse u pranua vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 10 milionë Euro.

Blerësit kryesor sipas kategorive ishin bankat, kompanitë e sigurimeve dhe fondet pensionale.