Lajmet

Ekzekutimi i pagave të gushtit do të bëhet më herët për nder të festës së Kurban Bajramit

30/08/2017

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se Ministria e Financave sot do të bëjë ekzekutimin e pagave për muajin gusht .

Për shkak të festës së Kurban Bajramit,  dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, Ministri i Financave Agim Krasniqi të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së  Kosovës u uron festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe mbarësi në familjet e tyre.